E ftuar në emisionin “Big Brother Radio” në Top Albania Radio ka qenë ish-banorja e BBV, Krusita. Pas daljes nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, ajo ka folur hapur për eksperiencën e saj në reality show, emocionet që ka përjetuar dhe mënyrën si e ka parë veten jashtë lojës.
Gjatë qëndrimit në BBV, Krusita u komentua jo vetëm për qetësinë dhe natyrën e saj të rezervuar, por edhe për situatën e pëlqimit që u krijua mes saj dhe Kristit.
Nuk është se unë e mora shtruar dhe thashë ‘do pres të kalojnë kaq ditë që të bëj këtë gjë’, thjesht bëra atë që ndjeva. Ashtu u ndjeva unë aty dhe ashtu u përshtata unë. Ndoshta nuk është për të gjithë ajo gjëja. Nuk mund të bëjmë dot të gjithë grifshën aty brenda, apo ofenduesen, ose debate me tone të larta. Më penalizonte fakti që hyra një muaj më vonë.
Ajo rrëfeu se raporti i tyre lindi natyrshëm brenda shtëpisë, në një ambient ku emocionet janë më intensive dhe çdo ndjenjë përjetohet më fort. Megjithatë, theksoi se jashtë shtëpisë gjithçka shihet me më shumë qartësi dhe kohë. Më shumë, duke shtuar këtu edhe situatën e fundit mes Kristit dhe Rogertit, ajo shtoi:
Mos është mërzitur që ika unë dhe do të vi edhe ai me mua tani (qesh). Jo ashtu Kristi se kemi thënë që do ta fitojmë, jo të dalim me zarf të zi.
Për lojën e tij në këtë format, Krusita tha:
Kristi është një nga ata lojtarë që provokon goxha më tepër. Ndonjëherë i del situata edhe jashtë kontrollit sepse u bënë gati 50 ditë.
Përveç eksperiencës në BBV, Krusita foli edhe për karrierën e saj si këngëtare, duke treguar se pjesëmarrja në format i ka dhënë një ekspozim të madh dhe një mbështetje të re nga publiku. Gjatë qëndrimit në “Big Brother VIP”, ajo publikoi këngën “Lamtumir me vaj”, e cila u bë menjëherë pjesë e “The Top List”. Ajo u shpreh mirënjohëse për fansat që e kanë përkrahur dhe la të kuptohet se tashmë do të publikohen edhe këngët e tjera të EP së saj më të re.
Do dalë një këngë tjetër nga ky mini album me këngë shumë të ndjera që i kam shumë afër shpirtit. Titullohet “Dhurata”, është për Shën Valentin. Flet për dashurinë, si çdo këngë e imja, për dy njerëz që kanë filluar të njihen si shokë dhe më pas kanë përfunduar në dashuri.