Artistja e re dhe premtuese, Rindaya, ka publikuar projektin e saj të dytë muzikor me titull “Identity”, duke dëshmuar sërish se është një emër që pritet të lërë gjurmë në skenën muzikore shqiptare.
Kënga e re sjell një atmosferë të ndjerë dhe të thellë emocionale, ku Rindaya eksploron ndjesinë e vetë-identifikimit dhe kërkimit të brendshëm përmes një stili që ndërthur elementet soul dhe R&B.
Videoklipi i shoqëruar me projektin sjell një estetikë vizuale minimaliste por të thellë, që përforcon mesazhin personal dhe introspektiv të këngës.
Pas suksesit të debutimit të saj me këngën “01”, që u prit shumë mirë nga publiku dhe kritika, Rindaya po e konsolidon profilin e saj si një artiste autentike me zë unik dhe qasje të rafinuar ndaj muzikës alternative.
Projekti i saj i parë muzikor “01” ka dalë nga klasifikimi i “The Top List”, duke i lënë vendin kësaj prurje të re, “Identity”.
 
         
                                                     
                         
                         
                         
                        