OSS është artisti më i ri i “The Top List” që debuton këtë javë në listë. Projekti i tij me Adion, “Paranoj” e sjell atë më afër publikut të Top Awards. Por kush është ky artist i veçantë?

Arbios Binaku njihet me emrin e tij artistik OSS dhe ka lindur në Gjakovë. Ai ka filluar të merret profesionalisht me muzikë në vitin 2020. Megjithatë, pasioni i tij për muzikën ka nisur që në një moshë të vogël.

OSS është marrë me Hip-Hop që kur ishte fëmijë, duke shkruar tekste. Deri më tani ai numëron dy projekte të publikuara, “KMD” me Art dhe Adi, dhe “Paranoj” me Adion. Kjo e fundit e sjell OSS për herë të parë në klasifikimin e “The Top List”.