NRG Band, një nga grupet më të suksesshme në tregun muzikor shqiptar, është nominuar në dy kategori të Top Awards, në “Group of the Year” si edhe “TAR Hit of the Year” me këngën e tyre në bashkëpunim me DJ Aldon, “Mos u nal”.

Të kontaktuar nga “Top Awards” lidhur me këto nominime, djemtë e “NRG Band” janë shprehur shumë të kënaqur për kandidimin e tyre në këto dy kategori.

“Së pari ju falenderoj për nominimin dhe iu uroj suksese të gjithë grupeve të cilët kandidojnë në të njëjtën kategori”, shprehet vokalisti i grupit Besnik Qata.

I pyetur se cili është çmimi që ata do donin të fitonin më shumë, Besniku shprehet: “Përsa i përket çmimit, për ne do ishte më i vlefshëm “Group of the Year””.

Besniku e ka mbyllur këtë intervistë të shkurtër me një falenderim për të gjithë fansat që i kanë votuar dhe do vazhdojnë t’i votojnë: “Një falenderim i veçantë shkon për të gjithë fansat që na kanë votuar dhe ata që do na votojnë në ditët në vijim. Jemi shumë mirënjohës ndaj tyre sepse ata na bëjnë të fuqishëm dhe të jemi të suksesshëm”.