THREEX është grupi i tre motrave dhe ato janë Erta Maria, Laura dhe Dea. Fillimisht THREEX janë njohur për publikun shqiptar falë pjesëmarrjes në edicionin e dytë të “Top Talent”.

Me datë 11 Gusht 2021, THREEX ka publikuar videoklipin e parë të titulluar “Dua”. Kjo këngë u punua nga Eneda Tarifa dhe Shpëtim Saraçi.

Së fundmi THREEX, më datë 31 Mars 2022, publikon projektin e ri “Love Me Hate Me”, videoklipi i së cilës u prodhua nga Max Production, produksioni audio u realizua nga Alandy dhe koreografia nga Tan Brama.

”Love Me Hate Me” i ka pozicionuar Threex në vend të  54-të të klasifikimit të “The Top List” për këtë javë.