Pas Rita Orës, Bebe Rexhës, Dua Lipës dhe Era Istrefit një tjetër yll shqiptar po bëhet pjesë e muzikës ndërkombëtare. Bëhet fjalë për Dafina Kastratin, e njohur në fushën e muzikës si Dafina. “Shot Calling” është projekti më i ri muzikor i artistes me origjinë shqiptare, e cila prej vitesh jeton në Gjermani. Duket e ky projekt ka tërhequr vëmendjen e mediave botërore pasi “Shot Calling” ka mundur të jetë pjesë e klasifikimit të MTV.

Dafina ka arritur të lërë pas disa prej artistëve me famë botërore si Justin Timberlake, Sia, Rihanna, Calvin Harris, Ariana Grande dhe shumë të tjerë, në kanalin zvicerian të MTV, në klasifikimin e videove, duke u pozicionuar në vendin e 10-të.

Dafina, prej 3 javësh është pjesë e klasifikimit të “The Top List”, e cila që në javën e parë arriti të renditej në vendin e 7-të. Ndërsa për këtë javë, ajo është e pozicionuar në vendin e 20-të. A do të ndikojë ky lajm që ajo të ngjitet në klasifikimin e Top Listës? Shihni nesër në mesditë klasifikimin e “The Top List” në topawards.top-channel.tv