I ftuar në “Lancio” me Erma Mici ka qenë Frank Ibrahimi. Frank ka ardhur me një këngë titulluar “Vegim”, e cila ka debutuar në vendin e 72-të në “The Top List” dhe momentalisht është në vendin e 81. Pas 8 javësh qëndrim, ajo e pati edhe kulminacionin e saj në vendin e 12-të. Si ndihet ai për këtë arritje?
E vërtetë, ajo ishte java kur kapi vendin më të lartë. Unë as që e prisja që do të hynte në “The Top List”. Për mua “The Top List” është si ajo “Billboard”. Kur kam qenë më i vogël, rrija dhe prisja çdo fundjavë edhe shihja këngët më të fundit edhe sot që unë kam një këngë aty, me shpresë që do jenë edhe shumë të tjera brenda. Nuk e prisja dhe të shkoja në vendin e 12-të të them të drejtën dhe unë jam tip që edhe nuk e përdor shumë rrjetin social, apo lidhur me këto gjëra të tilla jetë private apo muzike, nuk është se i përdor shumë. Kur mora vesh atë ditë që isha vendi i 12-të e bëra publikimin në të gjitha rrjetet e mia sociale.
Si lindi “Vegim”, si është historia e krijimit të këtij projekti?
“Vegim” në radhë të parë është një këngë zemre. Është një këngë që unë e kam shkruar me shumë pasion dhe filloi të shkruhej në 12 gusht 2024 në shkallët e oborrit të shtëpisë sime me kitare në dorë. Isha bashkë me James, që është kitaristi dhe shoku im i ngushtë me të cilin unë ndaj rrugëtimin tim muzikor, edhe i thashë James ‘a do luash dot dy akorde për mua?’. U luajtën ato dy akordet e para dhe më pas James futi gjithë idenë e tij. Kënga u shkrua brenda natës.
Lidhur me projektet e tij të reja, ai na zbuloi më shumë për planet e 2025-ës:
Të prodhoj këngë të mira, të zgjeroj repertorin tim edhe të vazhdoj rrugëtimin tim live domethënë duke prekur skena të ndryshme dhe të jem gjatë gjithë kohës në kontakt me publikun. Më pëlqen shumë kjo gjë. Është pasioni im më i madh që të ndaj muzikën time me publikun edhe me band-in, me shokët e mi domethënë James, Landin dhe Gysin.