“Rambo” ka thuajse dy javë që ka dalë në treg por ky projekt muzikor është bërë pjesë e “The Top List” këtë javë duke u pozicionuar menjëherë në vendin e 6-të.

Pas suksesit që korrën me “Presion” dhe “Vera”, dyshja e talentuar Blunt dhe Real vendosën të publikonin “Rambo”, një këngë që po pëlqehet së tepërmi nga publiku shqiptar.

Në një intervistë të dhënë për “Top Awards”, menaxheri i dy artistëve, Mario është shprehur se vendosën këtë titull për këngën e tyre pasi Blunt dhe Real , janë dy “Rambo-t” e muzikës shqiptare. Dhe në fakt kjo është e vërteta pasi Blunt dhe Real janë dyshja që ofrojnë një spektakël të vërtetë kur ngjitën në skenë për të përformuar.

Xhirimet e këtij klipi janë bërë në “Brazilin” dhe “Xhamajkën” e Shkodrës, kështu ka preferuar të shprehet Blunt dhe Real, kur janë pyetur rreth vendit të xhirimeve të klipit. Ndërsa lidhur më vështirësitë që mund të kenë hasur për personazhet e pranishëm në këtë video muzikore, Mario shprehet se ishte shumë e lehtë pasi rreth 5 vite më parë ata kanë qënë po në të njëjtin vend për xhirimet e një tjetër klipi, duke bërë kështu që të krijonin “miqësitë” e tyre.

Të renditur menjëherë në vendin e 6-të edhe pse është java e tyre e parë në “The Top List”, Blunt dhe Real kanë treguar se edhe pse prisinin më shumë, ata janë tepër të kënaqur që fansat i kanë votuar, të cilët i mbështesin vazhdimisht.

“Blunt dhe Real, ju do fort”, ky është mesazhi që dy artistët kanë dhënë për të gjithë fansat e tyre.