I ftuar në emisionin “Pardon My French” në Top Albania Radio ka qenë ish-banori i BBV4 dhe artisti i njohur, Klajdi Musabelliu. Në këtë intervistë ai ka rrëfyer më shumë detaje në lidhje me projektin e tij më të ri që është publikuar së fundmi dhe ka treguar më shumë rreth krijimtarisë në muzikë dhe jo vetëm…
Si është realizuar “Kryevepër”? Klajdi tregon se:
Ishte një bashkëpunim i paralajmëruar këtu në emisionin tuaj herën e fundit. Së bashku me dy banorë të BBV sollëm këtë projektin. Petro Xhori ka realizuar orkestrimin, tekstin, muzikën, audion ndërsa Ols Abazi ka realizuar videon. Jemi njohur dhe kemi mbetur miq nga “Big Brother”-i. Është një bashkëpunim shumë i veçantë për mua sepse është i ngjizur nga aty brenda. Është një këngë që Petro e kishte shumë përzemër, nuk ishte shkruar enkas për mua. Më pëlqeu së tepërmi dhe e mora. Na del dhe Olsi në shteg për xhirimin e filmit, si producent filmash bëri atë mini film të realizuar brenda trojeve tona, në Shqipëri. Dua t’i falenderoj çunat, ka dalë diçka shumë e bukur, bachata shqiptare.
Gjithashtu shtoi se:
Duke qenë se është dhe verë, unë mendova që ta ul pak ritmin në krahasim me “E bukur” të Irkenc Hykës, për t’i treguar publikut që mund ta bëj edhe këtë gjënë tjetër. E zgjodha enkas këtë këngë për ta publikuar meqë jemi në verë.
Ishte kënga një dedikim?
Kjo këngë ishte një dedikim, Petro ia kishte dedikuar dikujt…asaj. Ishte diçka shumë personale edhe unë i gjuaj këto gjëra. Në çdo këngë që unë bëj vetë si kantautor, them gjithmonë gjëra të vërteta, histori personale. Midis këngëve që dëgjonim dhe diskutonim me Petron zgjodha pikërisht këtë sepse ishte shpirti i Petros brenda dhe ishte historia e vërtetë.