Pas disa kohësh përgatitjesh, duket se Mozzik është gati të publikojë projektin e tij më të ri muzikor, i cili vjen si një bashkëpunim mes tij dhe Gentinjos, vëllait të tij.
“Tony Montana” titullohet kënga më re e dyshes, një këngë e cila po pritet me padurim nga fansat. Përmes një postimi të bërë në llogarinë e tij të Instagramit, reperi i “Dhezu”, ka lajmëruar ndjekësit se “Tony Montana” do të publikohet sot në orën 18:00 në kanalin e “Youtube”.
“Nëna ma fikte televizorin 12 vite më parë që të mos shihja Tony Montanën por sot ajo e shikon me krenari televizorin pasi sheh dy djemtë e saj duke shitur muzikë”, kështu është shprehur në një postim reperi.
Mozzik ka qënë pjesë e “The Top List” prej 10 javësh por mbetet për t’u parë nëse “Tony Montana” do e bëjë atë pjesë të “Top Awards” dhe në cilin pozicion do të vendoset për javën e ardhshme.