La Fazani nuk zhgënjen kurrë! Me një qasje gjithmonë drejt aktualitetit kombinuar me satirë, artisti dallon qartazi në tregun muzikor.
E pikërisht kjo vihet re edhe tek projekti i tij mëi ti. “A je mirë?” është një nga hyrjet më të reja të kësaj jave.
Kënga “A je mirë?” nga La Fazani është një reflektim i sinqertë dhe energjik mbi jetën moderne dhe presionin e shoqërisë. Ky projekt është më shumë se një këngë, është një thirrje për reflektim.
Në tekstin e këngës, La Fazani adreson sfidat e jetës moderne, përfshirë presionin për t’u përshtatur me pritshmëritë e shoqërisë, ndikimin e mediave sociale dhe kërkesën për sukses material. “A je mirë?” është një shembull i qartë i përkushtimit të La Fazanit për të trajtuar tema të rëndësishme shoqërore dhe kulturore përmes muzikës. Kënga i bën thirrje dëgjuesve të reflektojnë mbi jetën e tyre, në një botë që shpesh i vë ata përballë presioneve dhe sfidave të ndryshme.