MatoLale ka publikuar hitin e tij më të ri të titulluar “Temena”. Kjo këngë e tij ka hyrë këtë javë në klasifikimin e “The Top List” madje duke u pozicionuar menjëherë në vend të 8-të.

Me zërin e tij unik dhe stilin që e karakterizon, Mato ka hyrë fuqishëm në listë edhe pse ende një hyrje e re. Kënga “Temena” e ka sjellë artistin me disa nota mjaft verore, fiks për periudhën në të cilën ndodhemi.

Një këngë ndarjeje dhe pak vuajtjesh që në fakt nuk ndihet shumë si e tillë dhe për shkak të melodisë. Një tjetër veçanti e këngëve të MatoLale-s.

“Temena” arriti menjëherë në vend të 8-të dhe jemi shumë kuriozë të mësojmë se si do të jetë rrugëtimi i Matos në javët e ardhshme.