Padyshim që MatoLale është një nga reperët më të rinj dhe më të talentuar në tregun muzikor shqiptar. Artisti ka një stil shumë të veçantë të të bërit rap dhe pikërisht nga kjo arriti të fitojë shumë shpejt famë.

Suksesi i tij më i madh ishte me këngën “Tirona”, por MatoLale ka dhe plot hite të tjera në karierën e tij. E një ndër to është dhe prurja e tij më e re.

“Diamante” mban titullin kënga e tij më e re që ka hyrë këtë javë në klasifikimin e ”The Top List”. Një titull paksa romantik, apo jo?!

Okej, e pranojmë, sa romantik edhe ’bad boy’ ky stil i MatoLale tek kjo këngë. Një këngë që nuk lind rastësisht, për këtë arsye na bën të pyesim veten nëse ”Diamante” është një dedikim apo jo.

Me cilën ta ketë MatoLale vallë?! Sidoqoftë, padyshim që kjo këngë iu shtua hiteve të kësaj vere. ”Diamante” renditet në vend të 100-të të listës.