Marra, një artist i ri dhe i talentuar i bashkohet “The Top List” këtë javë. Kënga e tij debutuese ne Top Awards mban po të njëjtin titull si emri i tij i artit dhe na lini t’ju themi që është mjaft interesante. Por kush është Marra?
Muzika ka qenë gjithnjë një pasion i Marra-s dhe një mënyrë për të shprehur vetveten. Në vitin 2022 bëri debutimin në skenën shqiptare me projektin e parë “Downfall”. Që atëherë ka nxjerrë një mori këngësh të zhanrit rap/hip-hop/trap të karakterizuara nga tekste emocionale dhe të thella, rima e flow unike e të veçanta.
Në vitin 2025 publikoi EP e tij të parë me titullin Anime Mixtape (AM). Në po të njëjtin vit publikoi edhe projektin e tij me titullin “MARRA”, me të cilin bëhet pjesë e Top Awards për herë të parë.