Mund të themi se Marin ka qenë surpriza e kësaj periudhe në klsifikimin e “The Top List”. Edhe pse ishte bashkëpunimi me Diona Fonën, “Pistole”, që e solli atë për herë të parë në listë, ai shumë shpejt arriti ta vazhdonte këtë rrugë vetëm.
Tre vite pas këtij bashkëpunimi, Marin u rikthye më fuqishëm në listë. Ky vit, ndoshta ka qenë më i miri në karrierën e tij, të paktën deri më tani.
Projektet e tij nuk kanë pasur të ndalur kohët e fundit. E tanimë të pasuara edhe nga një album.
Këngët e tij kanë rezultuara shumë të pëlqyera nga publiku, që po ashtu i ka votuar për të qenë pjesë e klasifikimit të 100 këngëve më të mira shqiptare në “The Top List”. Shumë hapa të tjerë e të suksesshëm priten ende prej Marinit.