Në skenën muzikore shqiptare po lindin vazhdimisht emra të rinj që sjellin energji, stil dhe identitet të freskët. Një prej tyre është Mari Doro, një artiste e re që bëhet pjesë e Top Awards këtë javë.

Mari ka publikuar projektin e saj “Loveless” me të cilin debuton në “The Top List”. Me një stil që ndërthur pop-in modern me nuanca alternative dhe emocionale, ajo po krijon një identitet të dallueshëm në skenë.

Kënga “Loveless” vjen si një projekt i mjaft i veçantë, ndryshe nga sa shohim rëndomë. Refreni mbetet lehtësisht në mendje, ndërsa interpretimi i Mari Doros përcjell ndjeshmëri dhe maturi artistike, elemente që rrallë shihen kaq të konsoliduara tek një artiste e re.

Mari Doro po ndërton hap pas hapi një profil serioz artistik, me projekte të kuruara dhe me një qasje autentike ndaj muzikës. Nëse ky është vetëm fillimi, atëherë skena muzikore shqiptare ka fituar një zë të ri që premton shumë.