Diona Fona mbetet një nga këngëtaret më të preferuara të tregut muzikor shqiptar dhe jo vetëm. Së fundmi ajo ka publikuar projektin e saj më të ri të titulluar “Mama”.

Kjo këngë e saj e re ka hyrë këtë javë në klasifikimin e “The Top List” dhe renditet në vend të 100-të. Edhe në këtë projekt Diona është siguruar që të vijë më e veçantë se kurrë.

“Mama” është një projekt mjaft unik dhe me nota shumë verore fiks për periudhën në të cilën jemi. Deri tani ky projekt është pritur mjaft mirë nga publiku dhe nuk mund të prisnim ndryshe nga Diona.