Klasifikimi i hiteve muzikore të kësaj jave në Top Awards ka sjellë një “luftë të heshtur” mes motrave Nora dhe Era Istrefi.

Ndërkohë që Era me këngën e saj “Bonbon” ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm, duke qënë pjesë e listës zyrtare të “Top Awards” prej 13 javësh, Nora me “Sa t’kom dasht”, ka vetëm 3 javë që është futur në këtë klasifikim, ku për këtë javë është e renditur në vendin e parë.

Pra Nora dhe Era janë të renditura përkatësisht në vendin e parë dhe të dytë të “The Top List”, duke u shpallur kështu një “betejë” se kush do ta kryesojë javën e ardhshme këtë klasifikim?

Në një intervistë të dhënë disa kohë më parë, Nora ka deklaruar se pavarësisht se Era ka një zë më të bukur dhe një look më të veçantë, këngëtarja e “Sa t’kom dasht” ka më shumë para.

Lidhur me këtë “luftë” mes motrave, ngrihen disa pikëpyetje të mëdha se çfarë do të ndodhë në natën e ndarjes së çmimeve të “Top Awards”. A do të jenë motrat pjesë e asaj nate të magjishme? Nëse po, kush do të rrëmbejë më shumë çmime… A do jenë këto dy këngëtare pjesë e 10 performancave? Këto dhe shumë pyetje të tjera mbeten për t’u zbuluar mbrëmjen e 24 qershorit në Pallatin e Kongreseve, ku nuk do të mungojnë të ftuar ndërkombëtarë dhe përformanca surprizë.