Skivi ka surprizuar fansat e tij duke publikuar këngën e tij më të re vetëm dy javë më parë. Reperi nuk ka bërë asnjë paralajmërim në rrjetet sociale në lidhje me këtë projekt muzikor, duke e nxjerrë menjëherë në treg.

Pas “3she”, reperi vjen me një këngë të titulluar “Llafi”. Ndryshe nga projektet e mëparëshme, kjo këngë nuk ka ardhur e shoqëruar me videoklip por vetëm në versionin audio.

Teksa i qëndron besnikë stilit të tij, fansat kanë mirëpritur prurjen e re të artistit të tyre të preferuar, ku falë votave, “Llafi” është tashmë në klasifikimin e “The Top List”.

Ndërkohë që këtë javë gjendet në vendin e 50-të, mbetet për t’u parë se cili do të jetë pozicioni që ai do të zërë javën e ardhshme në listën zyrtare të “Top Awards”.