Loreen është këngëtarja që do të përfaqësojë Suedinë në Eurovision Song Contest 2023 në Liverpool me këngën “Tattoo”, e cila ka marrë mjaft reagime pozitive në rrjet. Por, Mr. Oni Ndreko ka sjellë një version remix të këngës nën ritmet e rrymës bachata, që fare mirë mund ta ’sfidojë’ origjinalen. Ky remix është bërë pjesë e ”The Top List” këtë javë duke mirëpritur Oni Ndrekon në mesin e artistëve të Top Awards.
Fillimet e tij në muzikë startojnë rreth vitit 2010, në plazhet e Vlorës me muzikë techno e house e comerciale. Pas vitit 2012 Oni ka vazhduar karrierën në Tiranë në evente të ndryshme, clube, lounge, pool party, etj.
Ai gjithashtu ka qenë pjesëmarrës në disa evente jashtë Shqipërisë, si në Vjenë-Austri, Shtutgart-Gjermani, Romë-Itali, etj. Në vitin 2018 eksploroi veten me muzikën latine (salsa, bachata, etj.), dhe shumë shpejt u bë një zhaner shumë i rëndësishëm në karrierën e tij.
Oni ka marrë pjesë në evente të ndryshme latine dhe ka qenë pjesë në festivale të ndryshme ndërkombëtare si “AfroLatin Albania Festival”, “Kizomba Festival KIZAL”, ”Afrolatin Festival Varijanta”, “Fiesta Coconut Festival- Hollandë”, “Spring Festival”, etj. Ai gjithashtu ka performuar në radio të ndryshme në vende të ndryshme të botës me muzike house, techno, comerciale, etj.