Rikthehet në “The Top List” La Fazani! Artisti ka publikuar këngën e tij më të re dhe arriti që të godiste sërish në shenjë.

Arbër Salihu, apo siç njihet me emrin e tij të artit si La Fazani, është një ndër artistët me stilin më unik që e bën menjëherë të dallojë nga të tjerët. Këngët e tij arrijnë që të tërheqin menjëherë vëmendjen dhe të diferencojnë dukshëm nga projektet e tjera që mbizotërojnë në treg.

E tillë është dhe projekti më i fundit i tij, “Histori”. Kënga e tij tërhoqi menjëherë vëmendjen e publikut, të cilët e votuan për të qenë pjesë e 100 këngëve më të mira të javës në Top Awards.

“Histori” i ka të gjitha elementët brenda që e bëjnë një këngë unike dhe shumë domethënëse. Jo vetëm me tekstin, që La Fazani sigurisht nuk gabon kurrë, por dhe pamja vizuale e bën që të dallojë kaq shumë këtë projekt të veçantë.

“Histori”, është pak por e sigurtë që do t’ju bëjë që mendoni thellë mbi mesazhin e tij. La Fazani me projektin e tij të ri renditet në vend të tretë për këtë javë.