La Fazani surprizon sërish! Artisti publikon “Ismeti i vërteti” dhe ia del që të na lërë sërish me gojë hapur.
“Ismeti i vërteti” mori menjëherë vëmendjen e publikut që në çastet e para të publikimit dhe hyn këtë javë në klasifikimin e “The Top List”. Një këngë me humor dhe karakter, tipike për stilin e La Fazanit.
“Ismeti i vërteti” kombinon tekstin satirik me një ritëm të lehtë hip-hop që e bën këngën argëtuese dhe plot energji. Përmes metaforave dhe lojërave me fjalë, La Fazani ironizon realitetin social me një mënyrë të zgjuar dhe tërheqëse.
“Ismeti i vërteti” është një parodi e këngës ikonike të Eminem, “The real Slim Shady”, por edhe më e këndshme dhe aktuale për ditët e sotme. Pra, nëse je duke menduar si të bëhesh “boss”, sekretin jua tregon Ismeti…