Arbër Salihu, apo siç njihet me emrin e tij të artit si La Fazani, është një ndër artistët me stilin më unik që e bën menjëherë të dallojë nga të tjerët. Këngët e tij arrijnë që të tërheqin menjëherë vëmendjen dhe të diferencojnë dukshëm nga projektet e tjera që mbizotërojnë në treg.
La Fazani ka sjellë së fundmi projektin e tij më të ri që mban titullin “Gjemi do pare”. E sërish na ka treguar që veçantia e karakterizon këtë këngë, ende pa e dëgjuar atë.
Por artisti gjithashtu mundohet që përmes teksteve të tij, të sjellë tek publiku gjithmonë një mesazh. Ndër të tjera, vlen të përmendet gjithashtu dhe realizimi fantastik i klipeve të tij, siç patjetër ishte dhe në këtë rast.
Së fundmi, ai ka arritur edhe një tjetër sukses, pasi fitoi vendin e parë në Festivalin e Këngës në Kosovë. E ndërkohë, projekti i tij i fundit “Gjemi do pare” ka arritur të pozicionohet në vend të pestë të listës këtë javë, me 8 pozicione më lart nga hera e kaluar.