Skena muzikore shqiptare sapo u bë edhe më e zjarrtë me publikimin e projektit më të ri, “Fire”, nga La Fazani dhe Bana Zahiti. Kënga vjen si një kombinim energjie, ritmesh moderne dhe vokalesh të fuqishme, duke sjellë një atmosferë që të fut menjëherë në mood.

“Fire”, me beat modern dhe melodinë e saj, është nga ato këngë që të mbeten në mendje që në dëgjimin e parë. La Fazani sjell stilin e tij karakteristik me flow energjik, ndërsa Bana Zahiti e kompleton këngën me vokalin e pastër dhe interpretimin plot emocion.

Bashkë, ata krijojnë një ekuilibër dhe kombinim perfekt. Me këtë bashkëpunim, La Fazani dhe Bana Zahiti dëshmojnë se janë gati të trazojnë tregun muzikor dhe të sjellin risi për publikun.

“Fire” është një nga projektet më fresh të momentit që di si të tërheqë vëmendje. Bashkëpunimi mes La Fazanit dhe Bana Zahitit renditet aktualisht në vend të 71-të të listës.