Tcin është një prej emrave më të rinj që i bashkohet Top Awards. “E di” është kënga që e sjell atë për herë të parë në klasifikimin e “The Top List”.
Me “E di”, Tcin krijon një atmosferë introspektive dhe të fuqishme, ku mesazhi i njohjes së vetvetes dhe përballimit të sfidave është në qendër të vëmendjes. Kënga transmeton një ndjenjë të qartë vetëbesimi dhe forcë, duke inkurajuar dëgjuesit të pranojnë dhe të festojnë autenticitetin e tyre.
Tcin është një prej artistëve më të rinj të skenës shqiptare, me një shumë llojshmëri artistike të pa parë më herët. Artisti nga Prishtina vjen me një frymë të re të hip-hopit, duke përzier elemente të boombap, trapit modern, RnB-së dhe hip-hopit amerikan West Coast.
Ai filloi rrugëtimin në fushën e muzikës në vitin 2021, duke lançuar këngët e tij në platformën Soundcloud,por pas një pauze dy vjeçare, ai rikthehet me seriozitet, përkushtim dhe maturim të artit të tij. Këngët e tij të lançuara në 2025, “Rich forever” dhe “E di” janë një kontrast mes njëra-tjetrës nga ana e stilit dhe shkrimit.
Me këto, Tcin arrin të shfaqë shkathtësinë e tij nga ana shkrimore po ashtu edhe nga ana melodike si dhe shumë llojshmërinë e lartpërmendur. Të jeni të sigurtë që Tcin do të jetë këtu për kohë të gjatë si një nga zërat e së ardhmes së hip-hopit shqiptar.