Ajo ka lindur më 22 gusht të vitit 1995 në Londër dhe njihet si këngëtare, tekstshkruese dhe modele.

Lipa është rritur në një familje kosovare. Prindërit e saj u larguan nga Prishtina në vitin 1990. Ajo ndoqi studimet në shkollën “Sylvia Young Theatre School”, përpara se të kthehej sërish në Kosovë bashkë me familjen, në vitin 2008.

Në moshën 15 vjeçarë ajo rikthehet e vetme në Londër, me ëndrrën e madhe për t’u bërë këngëtare. Menjehërë fillon të punojë si modele. Nga ana tjetër, muzika e ka shoqëruar gjithnjë, duke qenë se i ati, Dukagjin Lipa ka qenë këngëtar i muzikës rock, me idhujt e të cilit ajo është rritur.

Në fillimet e saj ajo këndonte cover-a të këngëtareve si Christina Aguilera, Nelly Furtado, etj.

Viti 2015 ishte viti i artë për Dua Lipan, pasi ajo filloi të punonte me “Warner Bros Records” dhe menjëherë lançohet singëlli i parë “New Love”, i cili ndiqet nga “Be The One” (2015). Në shkurt të këtij viti ajo vjen me singëllin e tretë “Last Dance” dhe që këtu fillon magjia e suksesit. Momentalisht, sapo ka hedhur në treg “Hotter Than Hell”, një hit i menjëhershëm që vetëm në 5 ditë pas publikimit po kap një milion klikime.

 

Këngëtarja me zërin “tymues”

Kritikët e kanë cilësuar si këngëtarja “dark pop” me “smoky voice”. Në turnetë e ndryshme që ka bërë së fundmi në Angli, ajo ka korrur shumë sukses. Që prej janarit të këtij viti ka planifikuar një kalendar të ngjeshur turnesh edhe në Europë. Së shpejti do të publikohet dhe albumi i saj i parë.

Shumë e kanë krahasuar për nga stili me Sia e Jessie J, kurse për nga mënyra rebele e të kënduarit, me Charli XCX e Marina & The Diamonds.

Demot e saj të para ajo i ka bërë publike që vitin 2012, duke tërhequr vëmendjen e skuadrës menaxheriale të Lana Del Rey-t, të cilët e futën menjëherë në ekipin e tyre për projektet e saj të ardhshme.

Me zërin e saj të hirtë dhe posturën e saj prej dive të vërtetë, Dua Lipa është një pop star në ngjitje, që premton shumë.

 

 

10 fakte interesante për DUA LIPA:

 

  1. Kur ka qenë në shkollën fillore, filloi të studionte violonçelin. Më pas hoqi dorë, sepse intrumenti ishte shumë i rëndë dhe aspak praktik.
  2. Në leksionet e para që ka marrë për muzikën kur ishte e vogël, mësuesit i thoshin që kishte problem me notat e larta dhe gjatë kohës që studionte Musical Theatre, nuk arriti asnjëherë të shquhej në grup.
  3. Gjatë kohës që ka jetuar pa prindërit në Londër, ishte vetëm 16 vjeç dhe filloi të punonte si hostess në klube nate dhe nëpër restorante.
  4. Është fanse e muzikës hip-hop dhe pop.
  5. Ajo këndon në një regjistër shumë të ulët në krahasim me këngëtaret e tjera të muzikës pop. Kjo e bën akoma më interesante.
  6. Këngën “Last Dance” e ka shkruar teksa ka qenë në Toronto. Ishte sëmurë, në shtrat dhe pikërisht aty erdhi frymëzimi. Fillimisht nuk ishte entuziaste për punën e saj, por më pas u dashurua më këtë këngë. Kënga u shkrua në tetor të vitit 2014 dhe u publikua vetëm një vit e gjysmë më pas.
  7. Dua Lipa ka shkruar rreth 130 këngë përgjatë një viti e gjysmë, por vetëm 25 prej tyre i pëlqejnë vërtet. Ndërkohë, në album do nxjerrë vetëm 12 këngë.
  8. Tatuazhet e saj nëpër krahë janë shkrime me gërma të vogla. Prindërit nuk ishin dakord që ajo t’i bënte dhe justifikimi që gjeti ishte “Unë nuk kam për të punuar ndonjëherë në bankë”.
  9. Kur ka punuar në restorant, ka takuar një herë Channing Tatum, me bashkëshorten e tij. Kur e pyetën si i ishte dukur Channing, tha se ishtë më i mirë në film sesa në realitet.
  10. Videoja e këngës “Last Dance” është xhiruar në Kaliforni. Xhirimet e saj janë kryer në muajin dhjetor dhe ishin mjaft të vështira, sepse uji ishte akull i ftohtë.

02 01

 

Faqja zyrtare: dualipa.com/

Facebook: https://www.facebook.com/dualipaofficial/

Twitter: https://twitter.com/DUALIPA

Instagram: https://www.instagram.com/dualipa/?hl=en