Kjo nuk është hera e parë që Blake gjendet në klasifikimit e “The Top List”. Ka qënë pikërisht projekti “Gasolina”, ai që e ka futur reperin për herë të parë në listë. Pas thuajse dy vitesh mungesë, këngëtari është rikthyer sërish në listën zyrtare të “Top Awards”, falë projektit muzikor “Nikotina”.

Blake, emri i vërtetë i të cilit është Armir Mehmeti, ka nisur të merret me muzikë që në moshën 18-vjeçare, duke zgjedhur zhanrin muzikor “Hip-Hop”. Këngët e tij të para profesionale kanë qënë “MVP”, “Real” dhe “Kceni”.

Në vitin 2017-të u bë pjesë e labelit “Blackfish Ent.”, ku publikoi dy bashkëpunime “Hold up” me Eni Kocin dhe “Hello” me Genc Prelvukaj . Më pas ai ka publikuar edhe dy projekte “solo “Gasoline” dhe “Per pak”.

Pas bashkëpunimit gati 1-vjeçar me “Blackfish Ent.”, Blake vendosi të vazhdojë si artist i lirë, ku publikoi dhe dy hite “Malli” dhe “Trendafil”. Në vitin 2019-të ka publikuar “Kta e din” dhe së fundmi ka publikuar projektin “Nikotina”, i cili është pjesë e 100 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare, duke u renditur në vendin e 97-të për këtë javë.