Blake është rikthyer në tregun muzikor shqiptar por edhe në “The Top List” por kësaj radhe tepër i lënduar.
“Gjendje” mban titullin projekti më i ri i reperit, i cili ka vetëm pak ditë që është publikuar. Sa i përket kësaj prurje të re muzikore, Blake ka bashkëpunuar e Skizo dhe Bled Beats ndërsa teksti është shkruar nga vetë artisti.
Po a është ky një dedikim personal? Kush e ka lënduar kaq shumë Blake?
Kënga flet për fundin e një dashurie, ku kanë mbëtur vetëm kujtimet dhe asgjë tjetër. “Edhe pse koha kalon, shpirti akoma më dhemb“, thuhet në disa rreshta të këngës.
Pavarësisht se nuk ende e qartë nëse kemi të bëjmë me një përjetim personale, Blake ia ka arritur të rrëmbejë zemrat e publikut shqiptar.
“Gjendje” i është bashkuar klasifikimit këtë javë dhe është pozicionuar në vendin e 82-të.