Më 4 qershor, Klea Huta dhe Elgit Doda kurorëzuan dashurinë e tyre disa vjeçare në martesë. Ata i dhanë betimet njëri-tjetrit në altar, mes lotësh dhe shumë emocionesh, para punonjëses së bashkisë. Fjalët e tyre emocionuan jo vetëm të ftuarit, por gjithashtu dhe çifti u pa me lot në sy teksa shprehën për njëri tjetrin fjalët më të bukura. Për një ditë kaq speciale, Klea ka vendosur t’i dedikojë një këngë titulluar “4”, në nder të datës 4 qershor. Pikërisht me këtë këngë, ajo bëri debutimin e saj të parë në”The Top List”.

Klea Huta është moderatore dhe këngëtare e njohur në publik. Fillesat e Kleas kanë qenë pikërisht tek qendra artistike ‘Sirea Film’ me grupin ‘Kripëmjaltëzat’. Duke zhvilluar shfaqje muzikore jo vetëm në sallën e Akademisë së Arteve dhe Teatrit të Operas dhe Baletit, por në mbarë Shqipërinë duke i dhuruar show dhe emocione shumë prindërve e fëmijëve me elokuencën, talentin dhe sharmin që i karakterizonte si grup.

Më pas ajo u spikat si e talentuar në fushën e muzikës dhe jo vetëm. Performanca e saj e parë është pikërisht në “Maratonën e këngës Performuese (“Planeti Kripëmjaltëzat”)”. Ajo u paraqit me këngën “Sa dua” dhe pati shumë sukses. Madje ajo rrëmbeu edhe një nga çmimet e këtij festivali për fëmijë, pikërisht çmimin “Best Friend”, një çmim ky i cili jepej nga vetë artistët e këtij festivali.

Më vonë ajo u bë prezantuesja e një programi shumë të dashur për fëmijë, “Junior Club”, që trajtonte temat e ndryshme të adoleshentëve. Ndërsa më vonë ajo merr pjesë edhe në “Top Girls” në emisionin “E Diell” ku pati mjaft sukses. Pati eksperienca si gazetare sportive e kronikave rozë në “Procesin Euro 2012”, por edhe në projekte kinematografike. Në 2016, Klea dhe Alar Band marrin pjesë në Kënga Magjike 2016 me këngën “Amla”. Në 2018, Klea Huta publikon videoklipin “Bla Bla Bla”.

Në vitin 2021, Klea publikon videoklipin “Dikë Si Ti”. Teksti i këngës u shkrua nga Klea Huta & Elgit Doda. Më datë 9 qershor 2023, Klea Huta publikon videoklipin “4”. Tekstin e këngës e punoi në bashkëpunim me Kledi Bahitin, si një surprizë për partnerin e saj Elgit Dodën në dasmën e tyre.