Klajdi Musabelliu vjen me një tjetër rrëfim muzikor që prek drejtpërdrejt emocionet. Kënga e tij më e re, “Ajo”, është një baladë moderne që flet për mungesën, kujtimet dhe peshën që një person i veçantë lë pas, edhe kur nuk është më fizikisht i pranishëm.
Që në notat e para, “Ajo” krijon një atmosferë intime dhe melankolike, ku zëri karakteristik i Klajdit qëndron në plan të parë. Interpretimi i tij është i përmbajtur, por i sinqertë.
Pa teprime, pa dramatizime të panevojshme dhe kjo gjë që e bën këngën edhe më të prekshme emocionalisht. Teksti i “Ajo” luan me thjeshtësinë dhe ndjenjat.
Me “Ajo”, Klajdi Musabelliu dëshmon edhe një herë se është një artist që di të tregojë histori përmes muzikës, pa pasur nevojë për formula të zhurmshme apo trende kalimtare. Është një këngë që qëndron gjatë në mendje.