Klajdi Musabelliu, një nga emrat më të dashur të muzikës shqiptare, ka rikthyer pasionin e tij për muzikën me këngën e tij më të fundit, Kryevepër”. Ky projekt i ri vjen pas një periudhe të shkëputur nga skena muzikore dhe pas pjesëmarrjes së tij në edicionin e katërt të “Big Brother VIP Albania”. 

Pas rikthimit të tij në muzikë me këngën “E bukur”, e cila arriti edhe në vend të parë në “The Top List”, Klajdi po vazhdon të sjellë projekte të reja që pasqyrojnë zhvillimin e tij si artist. Madje, “Kryevepër” na bëri paksa nostalgjikë duke na kujtuar Klajdin ‘e vjetër’, atë të baldave të ndjera e romantike që gjithmonë na preknin zemrat me zërin e tij melodioz.

Kryevepër” është një këngë dashurie që shpreh ndjenjat e thella dhe të sinqerta të artistit. Teksti i këngës është shkruar nga Petro Xhori, ndërsa muzika sjell emocionet e dashurisë në një mënyrë të veçantë.