Këngëtarja shqiptare, Greta Koçi përmes një postimi në rrjete sociale ka bërë të ditur së është bërë nënë e një djali. Ajo u ka treguar ndjekësve se nuk ka lindur në Shqipëri por në Amsterdam të Holandës. Artistja ka shkruar:

Sot u bekova me një djalë. Asnjë sukses dhe arritje në jetën time nuk u krahasoka me këtë moment. Është dita me e bukur e jetës sime! Faleminderit Zotit dhe të gjithë ekipit mjekësor në Amsterdam.

Kujtojmë se disa muaj më parë, Greta Koçi përmes një postimi të bërë në rrjetet sociale, ka zbuluar disa sekuenca videosh nga festa e zhvilluar për zbulimin e gjinisë.

Në pritje të ëmbël, më e lumtur se kurrë, ka shkruar këngëtarja bashkangjitur postimit të saj, ku shihet teksa përkëdhel barkun e rrumbullakosur.

Disa ditë më pas, Greta ka zbuluar gjininë e fëmijës përmes një postimi të bërë në profilin e saj të Instagramit, teksa ka publikuar një fotografi me dy tullumbacë blu në dorë. Këngëtarja ka falenderuar të gjithë fansat për urimet e bëra.