I ftuar në “Live From Tirana” në Top Albania Radio ka qenë artisti i talentuar Rilind Alimani. Ai foli më shumë për këngën e tij virale “Edhe malet”, që e ka performuar edhe në “Big Brother VIP”, por dhe projektet e tij të radhës…
Pse shumë njerëz e gjejnë veten tek kjo këngë.
Çdokush e ka lutur dikë, i ka thënë ‘të lutem veç të të shoh edhe njëherë’.
A është një dedikim ndaj dikujt? Ti e ke përjetuar ndonjëherë këtë dashurinë e fortë?
Po përderisa e kam shkruar unë tekstin… Është një këngë që nuk dua të flas se si është krijuar, pse është krijuar, ose çfarë ka ndodhur që është krijuar, por thjesht di të them që është një këngë shpirti që ka dalë nga unë.
E ke dashur shumë atë?
Po. Sa malet.
E do ende?
Respekt, po. Dashuri, jo.
Si të erdhi ftesa për të performuar në “Big Brother VIP”?
Unë sapo kisha hapur sytë dhe isha duke shijuar një kafe. Thjesht pashë që më mori një numër nga Shqipëria, nuk e dija se kush ishte dhe pse po më merrte. E hap dhe më thanë që këngën “Edhe Malet” që është bërë kaq virale, të vija ta performoja live në “Big Brother VIP”. Top Channel është një nga televizionet më të rëndësishëm të Shqipërisë dhe nuk e kisha dyshimin që do ishte jo vetëm një reklamë e mirë për mua, por dhe shumë benefite. Pranova menjëherë.
Rilindi ndau dhe një histori që i kishte ndodhur gjatë kohës që po vinte në Shqipëri:
Pata një aksident në autostradën e Kukësit, ishte ora rreth 8 e gjysmë e mbrëmjes. Kishte shumë shi. Ishte një natë para se të performoja në studio. Rrëshket makina dhe u përplasëm. Na ruajti Zoti, dolëm pa asnjë gërvishtje. Se makina rregullohet.
Po nëse do të të kishin ftuar nga “Big Brother” që të ishe banor, a do pranoje?
Për të performuar do ishte shumë në rregull. Por për për të marrë pjesë në “Big Brother”… Kam shumë punë të tjera. Por qëndrimi im aty do ishte dy javë, nuk do rrija shumë brenda. E kam një të mirë, që nuk do dashurohesha aty brenda. Dashuria është vetë jeta.
Çfarë projektesh të reja kemi së shpejti nga ti?
Kam diku tek 5 projekte të mbaruara, tani duhet të zgjedhim vetëm se cila do të postohet e para. Besoj se do të jemi tek baladat, se është dhe kjo koha me shi dhe borë…