Egli Tako rikthehet bujshëm në muzikë, si dhe në Top Awards. Kënga e saj e re “Jetë” është një ndër hyrjet e reja të kësaj jave dhe madje ka arritur që të marrë menjëherë kreun.

“Jetë” tërhoqi vëmendjen e gjithë publikut, që në çastet e para që Egli e paralajmëroi këtë projekt të ri. Kjo është kënga e parë e artistes që pas daljes së saj nga “Big Brother VIP 4” dhe ndjekësit kanë aluduar se mund të jetë një dedikim për Gjestin.

Me këtë projekt të ri, Egli Tako rikthehet në muzikë, duke sjellë për publikun një këngë që sipas saj reflekton ndjenjat dhe shpirtin e saj artistik.

E ftuar javën e kaluar në emisionin “Goca dhe Gra”, ajo foli jo vetëm për muzikën, por edhe për dëshirën për të qenë pjesë e botës së kinemasë. Sa i përket përmbajtjes së këngës “Jetë”, ajo preferoi të mos e lidhte me një histori apo person të caktuar, duke theksuar natyrën subjektive të artit.