Rozana Radi zbuloi për emisionin “Goca dhe Gra” se si i ka ndryshuar jeta pas përfundimit të edicionit të katërt të “Big Brother VIP Albania”. Po ashtu ajo zbuloi kritikat që mori nga partneri i saj dhe çfarë i tha ky i fundit për rivalen e saj në lojë, Gerta Gixharin.

Jeta pas “Big Brother” ka ndryshuar për mirë, ka ndryshuar 100%. Unë jam një Rozanë tjetër dhe kjo falë Bigut.

Kur dole jashtë çfarë të befasoi më shumë nga reagimet?

Më erdhi shumë mirë për shkrimin që kishte bërë Rezarta në rrjetet sociale. Të dyja jemi rritur dhe me rritjen tonë mendojmë dhe sillemi ndryshe. Do e falënderoj shumë pasi në një moment jo shumë të mirë timin në shtëpi, Rezarta doli dhe vendosi pikat mbi i.

Kritika dhe komplimenti që të bëri partneri?

‘Nuk duhet t’i kishe falur disa njerëz’. Komplimenti? ‘Ti për mua je më e mira’. Ka parë Gertën që më ka lënduar dhe pastaj doli ajo që unë i kërkova Gretës për të kënduar një këngë së bashku, më shumë e kishte me Gertën besoj.

Si e përjetove faktin që çmimi i madh shkoi për dikë tjetër?

Sigurisht që jam ndjerë keq, por unë në jetën time jam mësuar edhe me fitore sigurisht edhe me humbje. Kjo më jep forcë ndoshta në një Big Brother tjetër.