Diona Fona është një këngëtare mjaft e pëlqyer nga publiku. Këngët e saj krijojnë menjëherë një imapkt të madh tek dëgjuesit. Ashtu ndodhi dhe me këngën e saj më të fundit.

“Zari” titullohet projekti më i ri i sjellë nga Diona Fona që është bërë pjesë e klasifikimit të “The Top List” këtë javë. Kjo është kënga e parë që vjen pas suksesit të “Mama” vetëm pak javë më parë.

Kënga vjen me ritme mjaft verore, tipike për sezonin në të cilin jemi. Po ashtu dhe Diona nuk ka zhgënjyer aspak me stilin e saj unik. “Zari” ka mbyllur dhe klasifikimin e “The Top List” për këtë javë duke u renditur në vend të 100-të.