I ftuar në “Top Fare” në Top Albania Radio, ka qenë këngëtari Klajdi Musabelliu, i cili ka folur më shumë për këngën e tij më të re “Ajo”, por duke u ndalur pak edhe tek eksperienca e tij në “Big Brother VIP”…
Si fillim, kush është “Ajo”?
Duhet të pyesim Bernard Hulme, producentin e këngës, ai ka bërë tekstin dhe muzikën. Bernardi është një ish-banor i “Big Brother VIP 4”, siç kam qenë dhe unë. Videoklipi është realizuar nga Drilon Hoxha, një tjetër mik i imi. Mix master e kemi bërë në Tiranë, duke qenë se nuk shkoja dot në Angli, aty ku jeton Bernardi. I kam dhënë më shumë se zërin asaj kënge, i kam dhënë shpirtin.
A mendon se mungesa e mbështetjes të ka frenuar disi karrierën?
Sigurisht. Mungesa e një mbështetje, mungesa e një “Big Brotheri”, mungesa e një media, mungesa e parave, mungesa e bashkëpunëtorëve, e miqve, prandaj gjithmonë i përfshij në projektet e mia miqtë e vjetër. Unë nuk jam nga ata që falënderoj veten për suksesin. Unë i vetëm i jam i vdekur, i mbaruar. Ka shumë artistë që ia dedikojnë vetes. I vetëm nuk ia del dot kurrë, asnjëherë. Unë e ndaj suksesin, dhimbjen, gjithçka, me bashkëpunëtorët e mi.
Sa të ka mdihmuar “Big Brother VIP” në karrierën tënde?
Sigurisht që më ka ndihmuar shumë, më solli në vëmendjen e gjithë publikut shqiptar. Më riktheu një vëmendje që e kisha të nevojshme. BBV është një eksperiencë që ua këshilloj të gjithëve. Unë nuk dhashë shumë nga vetja aty, edhe pse hëngra shumë (qesh).