Ishte viti 2020 dhe muzika nuk ishte në gjendjen e saj më të mirë. Këngë të reja thuajse nuk kishte fare dhe kjo zymtësi shoqëroi gjatë periudhën e karantinës së Covid-19.

Por pikërisht në këtë kohë, dalloi një grup mjaft i veçantë muzikor. Bystandr lulëzoi më tepër në këtë periudhë me këngën e tyre “I got you in my mind”, debutuese për ta në “The Top List”.

E tashmë, pasi kanë kaluar 5 vite, Bystandr rikthehen sërish në klasifikim. Kënga e tyre e re mban titullin “Kuturu” dhe është ndër projektet më të veçanta që mund të keni dëgjuar kohët e fundit.

Një këngë shumë larg komerciales që mbizotëron së fundmi në tregun tonë muzikor. Bystandr shënojnë sërish në shenjë dhe shpresojmë që projektet e tyre të reja të jenë sa më të shpeshta.