“Se jam flakë e flakë po qes” kjo është një prej frazave të tekstit të projektit më të ri muzikor të Flaka Krelanit. Artistja e njohur e skenës shqiptare ka ardhur me një këngë mjaft ritmike, e cila e ka sjellë tepër ndryshe nga projektet e mëparëshme muzikore.
Në një intervistë të dhënë për “E diell” në “Top Channel”, Flaka ka treguar se dy vitet e fundit është munduar t’i përshtatet sa më shumë publikut, duke bërë muzikë komerciale por duke mos e humbur origjinalitetin e saj.
“Slay” mban titullin prurja më e re e Flaka Krelanit, në klipin e së cilës ka ardhur në një super formë fizike. Me kërcime dhe veshje provokuese, artisja ka sjellë një këngë që me shumë bindje do të shndërrohet në këngën më të dëgjuar në klubet e natës, për shkak të ritmit të saj tepër veror. Falë sugjerimeve të publikut, kjo këngë është renditur në vendin e 62-të për këtë javë.