UKAY na prezanton me një copëz nga vetja e tij! DJ i njohur dhe i suksesshëm ka sjellë së fundmi projektin e tij më të ri që mban titullin “Errësirë”.
Kjo këngë është paralajmëruar prej disa kohësh në rrjetet e tij sociale, e tashmë kemi kënaqësinë që ta dëgjojmë të plotë. Ashtu siç dhe ai tregoi, kjo këngë është mjaft personale për të.
Nuk ka ndjesi më të thellë sesa ajo që vjen në qetësi. Në terr. Në errësirë. Pikërisht aty, ku zhurmat e botës zbehen dhe mbetemi vetëm me veten, aty lind “Errësirë”, kënga më e fundit nga UKAY, një reflektim kaq emocional me një ritëm perfekt.
Me “Errësirë”, ai nuk sjell vetëm një projekt muzikor, por një përjetim të plotë, ku çdo tingull, çdo efekt elektronik dhe çdo ndalesë heshtjeje flet më shumë se një varg i shkruar me fjalë të mëdha. Në fund, në errësirë drita ju thërret…