Në një kohë kur muzika shpesh lëviz mes ritmeve të shpejta dhe teksteve të lehta, Erik Troqe vjen me një projekt që fton për reflektim të thellë. Kënga e tij solo, “Kush Jam”, nuk është thjesht një krijim muzikor, por një rrëfim emocional mbi përballjen më të vështirë që çdo njeri has, atë me vetveten.
“Kush Jam” trajton momentet e heshtura kur mendimet bëhen më të forta se zhurma e botës përreth. Është një udhëtim që lind nga pyetjet ekzistenciale që shpesh i shmangim në përditshmëri.
Përmes vargjeve të ndjera dhe një interpretimi autentik, Erik sjell në pah ndjesinë e pasigurisë, kërkimit dhe pranimit të vetes në momentet më të vështira. Projekti i lë hapësirë të plotë mesazhit dhe emocionit.
Një këngë personale për të, siç ka treguar dhe vetë Erik. Për të gjithë ju që nga dashuria pyetët “Kush jam”.
Një histori për momentet kur njeriu përballet me veten dhe pyet “kush jam në të vërtetë”. Për këtë arsye, në këtë projekt shumë prej jush do gjejnë copëza nga vetja.