Pas suksesit që pati me performancën e saj në Maqedoni, në të cilin ishte i ftuar edhe DJ i famshëm David Guetta, një tjetër arritje e “Bonbon” raportohet sot në mediat online.

Sipas lajmeve që qarkullojnë në mediat rozë, Era Istrefi tashmë shihet edhe në kanalin më të njohur të muzikës, “MTV”. Ka qënë një video e publikuar nga gazetari Fatos Bytyci, ajo që po bën xhiron e internetit.

“Bonbon” vazhdon të jetë pjesë e Top Awards duke i mbijetuar këtij klasifikimi për 22 javë rresht. Ndërkohë Era është një nga artistet me më shumë kandidime, duke u nominuar në 5 kategori: “Female Artist of the Year”, “Avantgrade Artist”, “Song of the Year” me “Bonbon” dhe “Shume Pis” si edhe në “Collaboration of the Year”.