Pavarësisht se jemi hasur me një bum ndryshimesh në klasifikimin e kësaj jave të “The Top List” ku 5 projekte muzikore janë bërë pjesë e tij, e vetmja këngë që ka mundur ta përballojë këtë konkurrencë është Era Istrefi.
“Bonbon” prej 24 javësh është pjesë e 20 këngëve më të preferuara të publikut shqiptar ku për 2 javë rresht ka kryesuar Top Listën.
Artistja 21-vjeçare pritet të performojë hitin e saj muzikor në ceremoninë e ndarjeve të çmimeve të “Top Music Awards” më 24 qershor në Pallatin e Kongreseve. Ajo është një nga këngëtaret me më shumë nominime në kategoritë e Top Awards.