Një intervistë shumë interesante dhe plot emocion erdhi pranë jush nëpërmjet valëve të Top Albania Radio-s, live nga shtëpia më e ndjekur në vend, “Big Brother” mes Jonida Aliçkollit dhe Egli Takos.
Dyshja shumë simpatike e nisën bisedën me një rikthim pas në kohë duke kujtuar rrugëtimin e banores dhe ndjenjat e saj ndaj Gjestit. Gjithashtu duke përmendur këtë eksperiencë dhe sa ka ndikuar në jetën e saj, dhe në vetë atë.
Jonida Aliçkolli: U tha emri yt, ti u surprizove? Pse prisje të ishte Gerta?
Egli Tako: E kisha humbur besimin, kisha pasiguri, kisha një lëmsh në stomak. Laerti ka thënë se inteligjenti ka shumë pikëpyetje, ndërsa ata që janë më pak inteligjentë, kanë shumë vetëbesim. Finalja ishte si shpërblimi i pasigurive. Unë mbeta modeste.
Jonida Aliçkolli: A ndjeve se kur hyre për herë të dytë fillove një kapitull të ri?
Egli Tako: Jo u ktheva për të përfunduar në mënyrë dinjitoze një rrugëtim të lënë përgjysmë. Jam ndierë në borxh me veten time, i detyrohesha vetes…
Jonida Aliçkolli: E shleve këtë borxh me veten?
Egli Tako: Po sepse nuk kam lejuar askënd të më bëjë të ndihem keq, kam rëshkitur nga synimi fillestar…
Jonida Aliçkolli: A kontrollohen ndjenjat?
Egli Tako: Edhe pse i kisha premtuar vetes dhe të tjerëve, nuk e kam ndierë veten pre e Gjestit. Jam përpjekur për të mos qenë hakmarrëse. Pas rikthimit filloi me ngacmime të vogla… Kur ishim përballë hidhnim dhe prisnim. Në një moment u ul dhe kërkoi falje, foli gjatë edhe për familjen time… Nuk i hyra detajeve… Unë kam qenë koherente sepse që në fillim kam thënë se nuk dua të sulmoj dikë për të cilin kam ndierë.
Jonida Aliçkolli: Mësimi më i madh nga eksperienca e parë?
Egli Tako: Sado që duam të jemi besnikë dhe t’i duam të tjerët, e para është vetja… Bëje diçka fillimisht për veten, pastaj për të tjerët.
Jonida Aliçkolli: A je bërë më e ftohtë?
Egli Tako: Po si një sy i tretë, më larg, më ftohtë… Kur kërkon të jesh mburoja e dikujt, lëndohesh vetë…
Jonida Aliçkolli: Kush je ti sot, ende Egli e 21 dhjetorit, si finaliste?
Egli Tako: Unë jam Egli e 21 dhjetorit me peshën e 4 muajve.
Jonida Aliçkolli: Në fillim përjashtove mundësinë e një lidhjeje…
Egli Tako: Kjo ka të bëjë vetëm me mua. Ajo që ka ndodhur është surpizë edhe për mua.
Jonida Aliçkolli: Çfarë nuk do të harrojë Egli nga kjo eksperiencë?
Egli Tako: Janë shumë… Nuk do të harroj ditën që kam hyrë këtu brenda asnjëherë… Unë edhe kur jam futur, jam futur me shumë pikëpyetje, kam jetuar me shumë pikëpyetje. Kur them “Big Brother”, Egli brenda “Big Brother”, kam qenë vetëm unë, optimiste. Kam qenë shumë e sigurt që duhet ta bëj, edhe me gjithë botën kundër… kisha shumë besim që duhet të isha, me gjithë të mirat dhe të këqijat e mija
Jonida: Çfarë ka qenë më sfiduese, një lidhje me ulje-ngritje apo të mbijetoje në lojë?
Egli: Me nda, si me i vra… Ideja është që të kishe një lidhje me ulje-ngritje të sillte te kjo e dyta, ishte shkak-pasojë. Rëndonin njëra-tjetrën emocionalisht, pluset ishte për jashtë, këtu brenda ishin vetëm minuse. Në aspektin njerëzor ishte shkatërruese…
Jonida: Si do të doje Eglin që të mbahet mend?
Egli: Unë do të doja të mbahesha mend si një vajzë që… përpiqet të jetë racionale për të krijuar një mburojë për anën e vet emocionale. Si një vajzë që gabon por asnjëherë për një qëllim të keq, si një vajzë që besoj shumë tek njerëzit dhe për një vajzë që në fund prap di të ngrihet…