Pas përfundimit të Big Brother VIP Albania 4, Egli Tako ka paralajmëruar rikthimin e saj në muzikë, me një projekt të ri që pritet të publikohet më 26 maj. Këngëtarja ndau lajmin me ndjekësit në Instagram, ku publikoi një promo të shkurtër për këngën e re, të titulluar “Jetë”.
Edhe pse nuk zbuloi shumë detaje, pamjet e para sugjerojnë një rikthim emocional dhe një stil të përputhur me identitetin e saj artistik. Ky do të jetë projekti i parë muzikor i Eglit pas përfundimit të eksperiencës në reality show-in më të ndjekur në Shqipëri, dhe ajo duket më e vendosur se kurrë për të rifituar vëmendjen e publikut në skenën muzikore.
Fansat presin me padurim të dëgjojnë si do të tingëllojë “Jetë”, ndërsa reagimet e para në rrjet vijnë me entuziazëm dhe mbështetje të madhe për rikthimin e saj.
