Egli Tako ka ndarë me ndjekësit e saj një zhvillim të ri dhe të rëndësishëm në karrierën muzikore. Përmes një postimi në Instagram, këngëtarja ka njoftuar se tashmë i është bashkuar labelit “SBS Entertainment”, i cili do të kujdeset për menaxhimin e projekteve dhe rrugëtimit të saj artistik në vijim.

Krahas lajmit, Egli ka shprehur mirënjohje për mbështetjen e publikut dhe ka treguarentuziazëm për fazën e re të karrierës së saj:

Jam e lumtur t’ju njoftoj se nga sot, karriera ime muzikore është zyrtarisht nën menaxhimin e labelit SBS Entertainment. Ky është një hap i ri dhe shumë i rëndësishëm në rrugëtimin tim artistik, dhe mezi pres t’ju sjell projekte të reja, muzikë dhe emocione të forta…