Egli Tako po e forcon gjithnjë e më shumë praninë e saj në muzikë. Pas disa këngëve të publikuara pas daljes nga “Big Brother VIP 4”, ajo ka vendosur të mos ndalet në karrierën artistike.

Në një postim të fundit në Instagram Story, Egli ndau disa pamje që mendohet të jenë nga videoklipi i këngës së re, e cila mban titullin “Nëse t’kujtohem”. Projekti është prezantuar me mbishkrimin “Në punim”, duke ngritur pritshmëritë e publikut për një material të veçantë.

Përveç televizionit, ku tashmë është pjesë e emisionit “E Diell” me rubrikën “Yes Day”, duket qartë se fokusi i saj kryesor mbetet muzika. Tani, mbetet për t’u parë se si publiku do ta presë këtë projekt.