Ashtu siç dhe kishin paralajmëruar, Egli Tako dhe Sergio kanë bashkuar forcat për një projekt muzikor. Kënga e tyre mban titullin “Baby” dhe ka hyrë këtë javë në klasifikimin e “The Top List”.
Kënga e re ka një ritëm të këndshëm dhe një atmosferë energjike, që kap menjëherë vëmendjen e publikut. Videoklipi është po ashtu mjaft interesant dhe shumë i kuruar deri në detaje.
Në video, Egli dhe Sergio shfaqen me një stil kauboji, duke sjellë një pamje unike dhe të veçantë. Prodhimi është realizuar nga SBS Entertainment, me muzikë të punuar nga Ghulo dhe Muma, emra të njohur në industrinë shqiptare për krijimin e hiteve.
“Baby” premton të jetë hiti i radhës që i bashkohet repertorit të dyshes. Aktualisht kënga mbyll Top 100 për këtë javë.