Rilind Alimani po përjeton një nga momentet më të forta të karrierës së tij muzikore. Kënga “Edhe Malet” është pozicionuar zyrtarisht në vendin e dytë të klasifikimit të “The Top List”, duke mbajtur pozicionin si një nga hitet më të dëgjuara dhe të komentuara të momentit.

Suksesi i këngës erdhi edhe më shumë pas performancës emocionale të Rilindit në skenën e “Big Brother VIP Albania 5”, disa javë më parë. Interpretimi live preku publikun dhe krijoi një reagim të menjëhershëm në rrjetet sociale, ku “Edhe Malet” u shpërnda masivisht dhe u përqafua nga fansat.

Me një tekst të ndjerë, melodi të fuqishme dhe një interpretim që përcjell ndjeshmëri të thellë, “Edhe Malet” dëshmon edhe një herë aftësinë e Rilind Alimanit për të komunikuar emocione reale përmes muzikës. Kënga është kthyer në një himn për dashurinë, mallin dhe qëndresën, duke gjetur veten lehtësisht në zemrat e dëgjuesve.

Mbetet për t’u parë nëse “Edhe Malet” do të arrijë majën e klasifikimit, por një gjë është e sigurt… Kjo këngë tashmë ka lënë gjurmë.