Ndërkohë që prurjet e reja muzikore kanë qënë të shumta këtë periudhë duket se “Era” e Mc Kreshës dhe “Bonbon” e Era Istrefit kanë mundur t’i rezistojnë kësaj konkurrence të fortë.
Prej 22 javësh këto dy projekte të suksesshme muzikore janë pjesë e klasifkimit të “The Top List”, të cilat edhe pse nga java në javë ndryshojnë renditjen e tyre, përsëri mbeten pjesë e 20 këngëve më të preferuara të muzikës moderne shqiptare.
Pavarësisht se MC Kresha është pjesë e Top Listës me bashkëpunimin e tij me Lyrical Son, duket se fansat ende janë të magjepsur nga “Era”.
Era Istrefi vazhdon sukseset e saj me disa performanca të shkëlqyera jashtë kufijve shqiptarë duke bërë kështu që “Bonbon” të mos jetë e preferuar vetëm për publikun shqiptar por edhe për atë botëror.